DASHI (20/III-20/IV)
Në ambientin profesional nuk do te merrni ndihmë nga bashkepuntorët tuaj ,Por do jeni në gjëndje ti zgjidhni me forcat tuaja të gjitha cështjet në punë . Raporti në cift kërkon më shumë përkushtim nga të dyja palët,dërgojini partnerit një mesazh dhe filloni me përpjekjet për të bërë këtë gjë.
DEMI (21/IV-20/V)
Përmirësime të dukshme në karierën tuaj,por akoma nuk mund të flitet për një sukses ,apo investime të shumta. Do të jetoni raportin në cift me shumë dashuri dhe passion.Dhe përpjekjet tuaja do të shpërblehen me të njëjtën monedhë dhe me të njëjtin intensitet
BINJAKET (21/V-20/VI)
Lëvizni vazhdimisht dhe jeni në ankth ,ju duket sikur nga momenti në moment dikush do ju kapi në gabim, qetësohuni. Do jeni pak si shumë të ndjeshëm ndaj polemikave ,edhe atëherë kur nuk ja vlen që ti dëgjoni ato,mos u mërzisni për cështje që skanë shumë rëndësi.
GAFORRJA (21/VI-22/VII)
Hëna dhe Saturni në shenjë ju sjell energji te reja konstruktive te vlefshme për për projektet afatgjata që keni. Nëse keni një cështje personale për të zgjidhur , mos prisni që të reagojë partneri në vëndin tuaj,por reagoni ju dhe shpejt. Kujdes shëndetin duhet të lëvizni më shumë
LUANI (23/VII-22/VIII)
Roli juaj është shumë i fortë në ambjentin ku punoni ,por shpesh herë harroni që duhet ti lini hapsirë edhe të tjerëve. Në raportin në cift mund të ndikoni negativisht nëse nxitoheni në veprimet tuaja , sepse ky raport ka më shumë nevojë për kohë që të stabilizohet
VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)
Keni shume pakënaqësi edhe për sa i përket pikpamjes ekonomike edhe asaj productive ,gjithashtu pakenaqësitë jane edhe në raport me kolegët tuaj. Nëse jeni i dashuruar duhet ti tregoni hapur ndjenjat tuaja,duke evituar strategjitë e kota ,sepse në këtë mënyrë do të arrini atë që dëshironi
PESHORJA (23/IX-22/X)
Do të qarkullojnë shumë thashetheme ,të cilat do ju bezdisin por ju do të përgjigjeni ndaj tyre me fakte . Një udhëtim professional do të shtyhet për shkak se disa cështje duan patjetër paraninë tuaj që të zgjidhen . Zemra do të përjetojë emocione ,edhe për ata që janë në kërkim të shoqërisë por edhe për ata që duan të rifillojnë një raport që ka përfunduar kohë më parë
AKREPI (22/X-21/XII)
Emocionet dhe dëshirat tuaja për të kontrolluar gjthcka do ju shkaktojnë probleme ,respektoni limitet tuaja .Zgjidhja e disa problemeve të cilat dukeshin tepër të vështira do të vijë nga larg ,mbani sytë dhe veshët hapur për të kapur këtë mundësi . Në fushën afektive ekziston një atmosferë që flet për dashuri me shikim të parë apo tërheqje fatale ,gjithsesi kujdes.
SHIGJETARI (22/XI-21/XII)
Sot hëna tek Peshqit e lufton optimizmin tuaj . Përballë një vështërsie në punë ,në vënd që të reagoni me energji dhe me një shpirt pozitiv ,ju do të humbisni mëndjen dhe përqëndrimin. Në dashuri duhet të merni një vendim të rëndësishëm por midis dyshimeve ,pasigurisë dhe kontraditave ,nuk po e gjeni zgjidhjen ideale ,merrni pak kohë .
BRICJAPI (22/XII-20/I)
Hëna tek Peshqit ju dhuron një ditë të këndshme dhe stimuluese .,të mbushur me surpriza . Në ambjentin professional do të stimuloheni dhe do të keni shumë projekte për të realizuar ,për të cilat do ishte e nevojshme edhe ndihma e personave të jashtëm . Dashuria është mjaltë dhe piper ,një kombinim I mrekullueshëm ,,dhe në dozën e duhur .
UJORI (20/I-19/II)
Në takimet e reja që do të keni bëni kujdes ,sepse mund të ngatroni me dashurinë e shekullit një tërheqje të thjeshtë fizike . Shpenzime të tepërta ,iluzione dhe tërheqje ndaj personit të gabuar ,kjo ditë do vëmëndje maksimale. Nëse po drejtoni një aktivitet privat ,dhe ju vinë disa propozime atëherë shtyjini për më vonë investimet që kishit në plan
Kursi Ditor
USD / LEK
97.92
EUR / LEK
123.24
GBP / LEK
146.52
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Moti per Tiranen
Temp 15°C
Mostly Cloudy
Era: 11.27 kph SE
Lageshtira: 100%
Presioni: 0 mb steady
Agimi: 6:36 am
Perendimi: 4:17 pm